:)
RRITJA, ZHVILLIMI PROFESIONAL
BLOG DHE FREELANCE NE SEKTORIN E MARKETINGUT DIXHITAL POTHUAJSE SHKOJNE DORE PER DORE. Nje rruge e cila eshte nje zgjedhje e jetes dhe nje angazhim per veten dhe per ata qe lexojne. Vetem dy dite me pare isha duke menduar per te gjithe ata njerez qe me thane se sa e veshtire do te ishte te dilja ne web si blogger, sepse vip-at ndikojne ne audience dhe dine si ti terheqin, e megjithate zgjodha te eci perpara dhe nuk ndalova. Bashkepunimet me nderrmarrje te huaja i kam dhe vazhdoj ti kem ende. Ndersa per blogg me mbetet vetem te pres…
Freelance dhe resistenca bashkepunojne fort me njera tjetren perballe shume veshtiresive. Per mua resistenca eshte forca per te vazhduar pavarsisht tradhetive profesionale, zilise dhe konkurences, veshtiresive familjare. Te jesh blogger dhe freelance ne te njejten kohe do te thote te dish se si te evuluohesh. Te kuptosh, te jesh i qarte kur eshte momneti per te ndryshar ne dimensione me te medha, te jesh i qarte ne web dhe ne treg, te jesh ndryshe nga te tjeret dhe nuk pranon kompromise.
TRE REGULLAT E PUNES:
- DIL NGA KONFUSIONI, GJEJ THJESHTESINE, 2
- NGA MOSMARREVESHJET, KEQEKUPTIMET KERKO HARMONINE
- NE MES TE VESHTIRESIVE QENDROJNE OKAZIONE TE MEDHA
Si te gjithe blogger permes kesaj faqe vendosim ne terren njohurite tona mbi bazen e ekseriencave dhe pervojes qe kemi perjetuar ne kete fushe, me klientet dhe personal brand.
Freelance: sfida dhe te jesh i rezervuar
E konsideroj veten si nje njeri i rezervuar, nuk do te thote qe jam e turpshme. A mund te imagjinoni nje mjek qe ka detyrimin ligjor dhe deontologjik te sekretit profesional, te pergojoje shendetin e pacientit te tij sikurse te mos ishte asgje? Duke krijuar keshtu nje demtim te reputacionit dhe kushdi c tjeter…
Le te themi qe privacy ne punen time eshte e rendesihme, kurre nuk kam zbuluar emrat e nderrmarrjeve qe kam punuar dhe vazhdoj te punoj per te treguar sa pune kam dhe sa fitoj. Keto mendoj jane gjera personale, bizneset e klienteve te mi jane te perbera nga stragjite e web-it, buxheti i dedikuar fushatave publicitare advertising per te perfituar lead dhe klient te rinj.
SEKTORI IM ESHTE SHUME KONKURUES
Nuk me mbetet vecse te studioj dhe te informohem cdo dite dhe te eci pararelisht me Kohen, ndryshe ne kete sektor nuk ecet perpara. Marketingu I mediave sociale konsiston ne te kuptuarit se si te promovosh dhe te komunikosh nje biznes Brenda platformave sociale dhe jo si te marresh like, emoji etj ne istagram dhe ne facebook. Kompanite duan kliente te rinj dhe te perforcojne besimin e tyre, per ti mbajtur si kliente te besueshem kundrejt kompanise.
Falenderime!
cilit lexon dhe shperndam postimet
cilit me lexon per kureshtje nga tituli dhe me pas behet lexues
cili me lexon dhe me mbeshtet cdo here
faleminderit vertete! Sepse nese jam ketu qe shkruaj kjo eshte edhe merite e juaja