10 “simptoma” të një inteligjence mbi mesatare
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e zgjuar? Shkencëtarët u përpoqën të zbulonin dhe gjetën shumë shembuj, nga të pasurit një mace në atë të tymosjes së kanabisin. Këtu janë disa alarme të një inteligjence jashtë normales (ah, por të dini se korrelacioni nuk nënkupton rastësitë: të adoptoni një mace nuk do t’ju bëjë më të zgjuar).
Je fëmija i parë
Nuk është një mënyrë e të thënit, dhe as një “hakmarrje” nga vëllezërit më të mëdhenj. Fëmijët e parë kanë një shkallë mesatare të inteligjencës të 2.3 pikëve më të lartë se sa vëllezërit më të vegjël. Kjo është thënë nga një studim nga Universiteti i Oslos, i realizuar në IQ e 250 mijë meshkujve mes 18 dhe 20 vjeç. Arsyet nuk janë gjenetike, por edukative: për të bërë dallimin është investimi i kohës dhe vëmendjes së dedikuar të prindërve tek fëmijët më të mëdhenj. Për këtë arsye, i linduri i dytë ose i tretë i lindur në një distancë të madhe nga vëllezërit kanë të njëjtin avantazh intelektual
Je i gjatë
“Gjatësia është gjysma e bukurisë”, por jo vetëm: në moshë të madhe, njerëzit më të gjatë kanë paga mesatare më të mira. Arsyeja? Sipas një studimi të Universitetit Princeton të kryer në vitin 2006, në moshën 3 vjeçare (përpara se shkolla të ndikonte) fëmijët më të gjatë arrijnë performancë më të lartë njohëse se sa ato më të shkurtër. Fëmijët e gjatë do të kenë një shans më të mirë për të bërë karrierë.
Ke një mace
Një studim mbi tiparet e personalitetit të pronarëve të qenve dhe maceve e përhapur në vitin 2014 nga Denise Guastello, psikologe e Universitetit Carroll (SHBA), pohon se ata që kanë një qen janë mesatarisht më energjik dhe më të shoqërueshëm, ndërsa ata që kanë një mace kanë tendencë të jenë më shumë introvertë, të ndjeshëm, jokonvencional dhe inteligjent. Ndoshta kjo ndodh për shkak se njerëzit e introvertuar angazhohen në më shumë hobby intelektuale.
Je mëngjërash
Kreativitet më të lartë, gatishmëri për të menduar përtej pamjes, shpejtësi të përpunimit të informacionit; këto janë vetëm disa nga përfitimet neurologjike aë u atribuohen mëngjarashëve, të cilat kanë në përgjithësi një ndërlidhje më të mirë mes hemisferave cerebrale. Një tipar që i bën ata të shkëlqejnë edhe në aftësitë dhe detyrat e të folurit që kërkojnë koordinim vizual-hapësinor, siç janë disa disiplina sportive
Je i shqetësuar
Nëse ka diçka që ju pengon, ju shqetëson, ngushëlloni veten: me shumë mundësi ju keni një inteligjencë verbal mbi mesataren dhe ju jeni më të prirur për t’u përqëndruar në një detyrë të caktuar, duke shmangur shpërqëndrimet e jashtme. Kjo është demonstruar nga një studim i Universitetit Lakehead të Ontarios, Kanada, dhe një eksperiment nga qendra e studimit Herzliya e ndërtuar në vitin 2012.
Je i dobët
Një studim francez në vitin 2006 i kryer në 2200 të rritur në harkun kohor prej pesë vjetësh, sugjeron se një bel shumë i madh mund të ndikojë në aftësitë njohëse. Në testet e inteligjencës, vullnetarët me një indeks të masës trupore të barabartë ose më pak se 20, që do të thotë se janë në gjendje të mirë, ishin në gjendje të kujtonin 56% të termave të një testi të fjalorit; subjektet e shëndoshë, vetëm 44%.
Nuk pi cigare
Pirja e duhanit është budallallëk: e thonë në kuptimi e mirë të fjalës, është një studim izraelit i vitit 2010 i kryer mbi 20 mijë rekrutë ushtarakë. Në studim, të rinjtë që kishin pirë një paket cigare ose më shumë në një ditë kishin një IQ me më pak se 7.5 pikë krahasuar me atë të një jo-duhanpirësit. Megjithatë, duhet të theksohet se shqetësimet mendore dhe IQ më e ulët gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës janë të lidhura me një prirje më të madhe për të pirë duhan, një fakt që mund të ketë ndikuar në të dhënat.
Ke studiuar muzikë
Të mësosh të luash një instrument muzikor që në moshë të vogël përmirëson aftësitë njohëse edhe krejtësisht të ndryshme nga ato të përfshira gjatë këtij ushtrimi. Një studim kanadez i vitit 2011 i kryer në 48 fëmijë të moshës 4 deri në 6 vjeç do të tregojë se studimi i muzikës mund të përmirësojë aftësitë verbale në këtë grupmoshë. Por tema është debatuar (dhe ne duhet të sqarojmë se çfarë nënkuptohet me inteligjencën). Dy studime nga Universiteti i Harvardit në vitin 2013 kanë treguar se efekti i famshëm “Mozart” nuk ekziston
Je ushqyer nga gjiri i nënës
Disa studime, duke përfshirë një botim të fundit nga Lancet Global Health, raportojnë një lidhje midis qumështit të gjirit dhe zhvillimit intelektual të fëmijës. Avantazhi mund të lidhet me acidet yndyrore të pranishme në qumësht ose me rolin e saj të dobishëm në sistemin imunitar, por çështja është diskutuar. Nënat që jetojnë në shtete të pasura ushqejnë me gji më shpesh dhe më gjatë. Prandaj mund të kenë jetesë dhe mundësi arsimimi më të mirë për të ndikuar në IQ e fëmijës.
Ke bërë përdorim të drogave rekreatore
Për të shmangur keqkuptimet: këtu nuk po themi se droga konsumuese është një simptomë e inteligjencës. Por një studim i vitit 2012 i kryer midis 6,000 subjekteve britanike të lindur në vitin 1958 tregoi një lidhje midis një koeficenti të lart inteligjence tek fëmijët dhe predispozicion më të madhe për të adoptuar sjellje të dëmshme për shëndetin në moshë madhore, siç është konsumimi i drogës apo alkoolit në sasi të mëdha.
LEXO EDHE: Shkenca thotë se njerëzit më të lumtur kanë këto 9 gjëra të përbashkëta