10 rregulla të arta për rritjen e vazhdueshme dhe 10 justifikime që pengojnë përmirësimin
Urtësia na mëson: “Çfarëdo që keni bërë deri më tani nuk është asgjë nëse e krahasoni me atë që mund të bëni dhe çfarëdo që bëni nuk është asgjë në krahasim me atë që jeni” (Osho Rajneesh). Është fryma e “never stop learning”. Në thelb, rritja personale dhe profesionale vazhdon. Albert Einstein vërejti: “Jeta është sikur t’i japësh biçikletës, duhet të lëvizësh për të mbajtur ekuilibrin”. Dhe Winston Churchill ka thënë: “Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh, të jesh perfekt do të thotë të ndryshosh shpesh”. Për t’u përmirësuar, duhet pra, të bëjmë përpjekje për të ndryshuar; është detyrë për veten tonë, për biznesin tonë, por edhe kundrejt atyre mbi të cilët kemi ndikim! Cilat janë 10 hapat për rritjen e vazhdueshme personale?
1.Kontrolloni dialogun tuaj të brendshëm. Tregoni çdo gjë pozitive që mund t’i thoni vetes. Bëhu mbështetësi i parë i vetëvetes.
2.Mos e krahasoni veten me të tjerët. I vetmi person me të cilin duhet të merresh je ti. Ju nuk jeni duke konkurruar me të tjerët, por me veten tuaj.
3.Kapërceni kufizimet e besimit tuaj. Ajo që ju pengon të rriteni nuk është ajo që ju jeni, por ajo që ju besoni se nuk jeni.
4..Shtoi vlerën të tjerëve. T’i shtosh vlerën bashkëpunëtorëve tuaj do t’ju lejojë të rriteni dhe të vlerësoheni më shumë, dhe cikli fillon përsëri.
5.Bëni gjënë e duhur, edhe pse është më e vështira. Lexoni shumë dhe merrni pjesë në kurse trajnimi.
6.Ushtrohu me disiplinë çdo ditë të jetës suaj
7.Festoni fitoret tuaja të vogla. Shumë njerëz përpiqen vetëm për të arritur deri në fund të ditës. Njerëzit jo-mediokër mësojnë se si të marrin diçka nga dita. (Jim Rohn)
8.Përqafoni një vizion pozitiv. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë që ju stimulojnë për t’u përmirësuar, pa ju kritikuar. Çfarë dhe kush të stimulon? Nëse asgjë nuk ju stimulon, ju do të bini në apati.
9.Përdorni strategjinë e fjalës që ju përshkruan më së miri. Fjala pozitive që ju përshkruan më së miri do t’ju ndihmojë të përqendroheni në atë se kush jeni dhe ku doni të arrini.
10.Merr përgjegjësi të reja. Përsosmëria gjithmonë largohet nga norma. Njerëzit e suksesshëm përmirësohen për veten e tyre por edhe për ata të cilët mbajnë përgjegjësi. Nga kjo do të përfitojnë edhe të tjerët gjithashtu. Duhet të përpiqesh gjithmonë të rritesh, të mos e bësh do të thotë të ndalosh së jetuari.. Ju keni për detyrë të bëni ndryshim dhe të provoni kënaqësinë.
Marshall Goldsmith, në librin e tij “What Got You Here Won’t Get You There“, përshkruan 20 defekte që na mbajnë të mos përmisohemi. Ne kemi zgjedhur 10, për të cilat shtojmë thjesht përtacisë.
1.Gjykoni. Ju ndjeni nevojën të gjykoni të tjerët dhe t’i vendosni standardet tuaja mbi to.
2.Bëni komente destruktive. Sarkazmat e padobishme dhe vëzhgimet kritike nuk ju ndihmojnë.
3.Përdorni shumë fjalën “Jo”, “Por” ose “Megjithatë”. Përdorimi i tepruar i këtyre kualifikuesve negativ u thotë fshehurazi të gjithëve: “Unë kam të drejtë, ju jeni gabim”.
4.Tregojuni botës sa i zgjuar jeni. Ju ndjeni nevojën për t’ju treguar botës se jeni më të zgjuar se sa ata mendojnë.
5.Negativitet. Kur thoni: “Më lejoni të shpjegoj se pse nuk do të funksionojë”. Është nevoja për të ndarë mendimet tuaja negative edhe kur nuk ju ka pyetur njeri.
6.Refuzimi për të ndarë informacionin në mënyre për të qënë më në avantazh mbi të tjerët.
7.Ju nuk dini të jepni vleerësimin e duhur. Ju nuk jeni në gjendje të lëvdoni dhe shpërbleni të tjerët. Ju mungon mirënjohja: forma më e thjeshtë e negativitetit.
8.Pretendoni kredi që nuk meritoni. Është mënyra më e urryer për të mbivlerësuar kontributin tuaj për ndonjë sukses.
9.Ju refuzoni të shprehni keqardhje. Është paaftësia për të marrë përgjegjësinë për veprimet tuaja dhe për të pranuar se jeni gabim. Ndjeni nevojën për të fajësuar të gjithë, përveç se veten.
10.Nuk dëgjoni. Forma më tipike pasive e mungesës së respektit ndaj kolegëve.
Les Brown kishte të drejtë kur tha: “Përsosmëria nuk ekziston: gjithmonë mund të përmisohesh dhe gjithmonë mund të rritesh”.
Lexo edhe: Që të fitoni më shumë parà, filloni të mos bëni këto 10 gjëra