10 profecitë (tragjike) të mundshme mbi të ardhmen e njerëzimit, sipas Elon Musk
Ekstravagant, gjeni dhe orator i madh, multimilioneri Elon Musk është gjithashtu i famshëm për publikimin e disa prej parashikimeve të tij personale për të ardhmen e njerëzimit
Elon Musk është një sipërmarrës I rrallë: ai ka një karizëm të veçantë dhe konsiderohet nga shumë njerëz si Steve Jobs i ri.
Me origjinë nga Afrika, në moshën 46 vjeç, Elon Musk krenohet me një sërë suksesesh të pashembullta botërore: ai krijoi PayPal, Space X dhe Tesla, për të përmendur disa prej kompanive inovative që ai themeloi dhe që kanë revolucionarizuar jetën tonë të përditshme, duke na futur në një të ardhme më të pranishme sesa kemi imagjinuar ndonjëherë.
Ekstravagant, gjeni dhe orator i madh, multimilioneri Elon Musk është gjithashtu i famshëm, përveç risive të shkëlqyera që e kanë bërë atë një nga multimilionarët më me ndikim në planet, gjithashtu edhe sepse ka bërë publike parashikimet e tij për të ardhmen – nga disa janë gjykuar edhe si të rrezikshme – për të ardhmen njerëzimi.
Parashikimet e tij variojnë nga pushtimi i Marsit nga ana e njeriut dhe kolonizimit të tij në një të ardhme të afërt, në të cilën makinat do të jenë tërësisht autonome; për më tepër, transporti do të mundësohet vetëm nga energjia elektrike dhe inteligjenca artificiale do të jetë një rrezik real për mbijetesën e racës njerëzore.
Por le të shohim se çfarë na pret në të ardhmen sipas Elon Muskut:
-
Transporti do të furnizohet me energji elektrike
“Aeroplanët, anijet dhe çdo formë tjetër e transportit do të jenë tërësisht elektrike, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, “tha Musk gjatë një interviste tre vjet më parë.
-
Në vitin 2027, më shumë se gjysma e automjeteve do të jenë elektrike
Maksimalisht brenda një dekade, shumica e automjeteve në SHBA do të përdorin energjinë elektrike si një burim energjie.
-
Mars: njeriu do të shkojë atje brenda vitin 2025
Një prej qëllimeve të Space X, një nga kompanitë e tij, është pikërisht që të dërgojë njeriun në Mars dhe ta bëjë atë një planet të banueshëm. Musk në lidhje me projektin e tij shpjegoi:
“Ka qenë vetëm rreth një gjysmë duzinë ngjarjesh më të rëndësishme në katër miliardë vitet e historisë të jetës në Tokë: jetesa njëqelizore, jeta shumëqelizore, diferencimi e bimëve dhe kafshëve, spostimi i kafshëve nga uji në tokë, dhe ardhja e gjitarëve dhe vetëdijes. Momenti tjetër i madh do të jetë kur jeta do të bëhet multi-planetare, një aventurë e paparë që do të rrisë pasurinë dhe diversitetin e ndërgjegjes sonë kolektive. ”
-
Në 2037 makinat do të jenë autonome dhe nuk do të kenë më as timon
Musk beson se makinat do të jenë plotësisht autonome në 20 vitet e ardhsme dhe se timoni së shpejti do të bëhet i vjetër.
“Unë mendoj se të gjitha makinat do të bëhen plotësisht autonome në një afat të gjatë. Mendoj se do të jetë mjaft e pazakontë të shohësh makina që nuk kanë autonomi të plotë (…) Do të jetë si të kesh një kalë. Ti e zotëron atë vetëm për arsye sentimentale “.
-
Me makinat vetëlëvizëse, miliona vende pune do të vihen në rrezik
Automjetet autonome do të çojnë në humbje të vendeve të punës në tregun e punës, shpjegoi Musk gjatë Samitit të Qeverisë Botërore në Dubai.
Përveç kësaj, automatizimi do të rezultojë në “më pak punë që një robot nuk mund të bëjë më mirë.”
-
Automatizimi ka mundësi të miratojë të ardhurat minimale
“Duke pasur parasysh një automatizimi gjithnjë e në rritje, ka një shans të mirë për të arritur në të ardhurat minimale universale, ose diçka të tillë”, tha Musk për CNBC, si një matje “sociale” që zbut dhe kompenson rritjen e mungesës të vendeve të punës në të ardhmen.
-
Në 2024 Inteligjenca Artificiale do të jetë një kërcënim për njerëzimin
Në një intervistë të dhënë gjatë “AereoAstro Centennial Symposium”, Musk pohoi:
“Mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me inteligjencën artificiale. Nëse duhet të parashikoj se cili është kërcënimi ynë më i madh për ekzistencën tonë, do të thosha pikërisht këtë. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm: më të prirur të mendojmë se duhet të ketë mbikëqyrje rregullatore, ndoshta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, vetëm për të siguruar që ne të mos bëjmë diçka shumë të pameduar mirë dhe gabime trashanike “.
-
Tunelet do të jenë esenciale për transportin
Me kompaninë Boring Company dhe teknologjinë hyperloop, Musk synon të ndërtojë një rrjet të tuneleve nëntokësore në Los Anxhelos, ku makinat do të lëvizin në platformat elektrike duke arritur shpejtësinë prej 250 km / h.
-
Për të mbijetuar qeniet njerëzore do t’u duhet të bëhen pjesërisht robot
“Me kalimin e kohës, mendoj se ndoshta do të ketë një kombinim më të ngushtë të inteligjencës biologjike dhe inteligjencës digjitale. Do të varet shumë nga shpejtësia e lidhjes midis trurit dhe versionit digjital të vetvetes, veçanërisht në lidhje me veprimet “, tha Musk.
Për sa i përket singularitetit dhe njeriut që do të bëhen “hibridë”, ju sugjeroj të lexoni: profecia e Ray Kurzweil nga Google
-
Robotët killer do të jenë një rrezik i vërtetë
Në një letër në OKB të gushtit të kaluar, Musk së bashku me 115 ekspertë të tjerë të IA në mbarë botën kërkuan që të ndalohet zhvillimi i sistemeve autonome vdekjeprurëse, robotët killer.
“Ne i bëjmë thirrje (…) që të përpiqen për të gjetur mënyra për të parandaluar një garë të armëve autonome, për të mbrojtur civilët nga abuzimi dhe për të parandaluar efektet destabilizuese të këtyre teknologjive”, si mund të lexohet në letër “Armët autonome vdekjeprurëse kërcënojnë të jenë i treti revolucion në fushën ushtarake. Një herë që janë zhvilluar, do të lejojë konfliktet e armatosura që të luftojnë në një shkallë më të madhe, dhe në shkallë më të shpejtë kohore sa njerëzit mund të kuptojnë: ata janë armët që despotët dhe terroristët mund ti kthejnë kundër njerëzve të pafajshëm, si dhe armë ku hakerat mund t’i riprogramojnë të sillen në mënyra të padëshirueshme. Nuk kemi shumë kohë për të vepruar: sapo të hapet vazo e Pandorës, do të jetë e vështirë të mbyllet. ”
Për më tepër, në apel, është kërkuar që teknologjia të shtohet në listën e armëve të ndaluara të Kombeve të Bashkuara në të njëjtën mënyrë si armët e tjera vdekjeprurëse.
Në grupin e mëposhtëm infografik të RS Components, një kompani e komponentëve elektrike dhe elektronike të U.K. dhe e realizuar nga agjencia e marketingut dixhital Aira, shumë nga vizionet e Muskut për të ardhmen janë hartuar me një horizont kohor të përkohshme që mbulon 43 vitet e ardhshme.
Dulcis in fundo: e gjithë kjo do të ndodhë vetëm nëse ndërkohë – siç thuhet nga Elon Musk – nuk do të shpërthejë një luftë botërore për shkak të të njëjtës Inteligjencë Artificiale.