10 Emoji te cilat i perdorim ne menyre te gabuar; ja kush jane kuptimet e verteta
Emoji ne i përdorim çdo ditë për të zëvendësuar fjalët dhe gjestet, por a je i sigurt që e di çfarë është kuptimi i vërtetë i emoticon më të përdorura?
Jo të gjitha emoticons janë ato që duken. Ikonat e fytyrave te përdorura në biseda përdoren gjithnjë e më shumë për të theksuar ose zëvendësuar emocionet dhe gjestet. Për këtë arsye, çdo vit dalin emoticon të reja, pas miratimit nga Unicode Consortium, organizata jofitimprurëse që kujdeset për mbajtjen e një sistemi standard të përbashkët për të shkruar karaktere në sistemet informatikë – para se të shfaqet në pajisjet tona, një emoji mund të presë edhe vite.
“Nuk është një gjuhë, por është e besueshme se mund të transformohet në diçka të tillë“, tha Presidenti i Unicode Consortium Mark Davis. Për t’u bërë e tillë, ne fakt, është e nevojshme që imazhet të marrin një kuptim universal, diçka që nuk ndodh gjithmonë.
Jo të gjitha emojis në fakt përfaqësojnë atë që ne te vertete jane. Një shembull? Fytyra e përdorur për të dërguar puthje është në të vërtetë vetëm fishkëllimë.
Shfletoni galerinë për të gjetur se çfarë do të thotë vërtet emoji më i zakonshëm.
Kuptimet segrete te emoji
Nuk te puth. Nëse e keni përdorur gjithmonë si një version soft të fytyrës me zemrën tek buzet, e dini se jeni gabim. Në të vërtetë buzët në kete emoji janë ato të dikujt që fishkëllen dhe jo qe dërgon puthje.
Double gafe. Kjo emoji është përdorur shpesh në një mënyrë ironike, kur ju bëni shaka me një mik apo doni të shprehni siklet për një problem të vogël. Gabim. Në realitet ajo përfaqëson një buzëqeshje të madhe, duke buzeqeshur edhe me sy.
Mos u deshperoni. Sytë e mbyllur, pothuajse në qiell dhe hapni gojën. Për vite me radhë kemi përdorur këtë fytyrë çdo herë që dëshironim ta bënim të qartë bashkëbiseduesin tonë se ishim të dëshpëruar, kur në vend të kësaj nuk është gjë tjetër veçse shprehje e lodhjes.
Momente reflektimi.Po, po. Kjo fytyrë nuk është shprehja e dikujt që është i trishtuar dhe dëshiron të komunikojë me një mik, por përfaqëson vetëm një person të zhytur në mendime dhe jo shume e bindur.
Vetem zemërim nuk eshte. Ky është padyshim emoji, kuptimi i vërtetë i të cilit ka gjeneruar më shumë diskutime. Për të gjitha duket e qartë se tymi nga hunda dhe shprehja e fërkimit tregon një person i cili është gati të shpërthejë në një krize nervore. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar. Në realitet ajo paraqet një shprehje triumfale, per ke ka kapërcyer një pengesë të madhe ose ka bërë një përpjekje të madhe.
Cats adorable. Ka nga ata që në vend që të përdorin ikonat e fytyrave klasike të verdha, preferojnë t’i besojnë emocionet e tyre përfaqësimit me macet. Është shumë keq që kjo emoji nuk ka të bëjë fare me konceptin e habisë, por tregon një kotele të lodhur, të dobët ose të mërzitur.
Dorë për dore. Simboli i dy duarve të bashkuara është ndër më të diskutuarit dhe debatuarit. Në versionin origjinal, që rrjedh nga kultura japoneze, tregon gjestin që ju bëni me duart tuaja për t’u lutur ose për të falenderuar dikë. Shumë veta ne fakt, e kanë interpretuar ndryshe duke menduar se janë dy njerëz që rrokin duart.
Me goje hapur. A mendoni se kjo fytyrë përbën mosbesim? Ose se është ideale për t’a përdorur kur doni të bëni të besoni se jeni të tronditur nga një lajm i sapo marrë. Përsëri, keni gabuar. Në mendjen e krijuesve është shprehja që tregon ata që vuajnë nga marramendja.
Duart lart. Nëse keni menduar se vajza ka krahët e saj në një pozicion balerinë, e gatshme për një piruetë ose ka duart e saj mbi flokët për të treguar mosbesim, ja keni futur kot. Në gjuhën e Konsorciumit Unicode, vajza e re imiton gjestin e fjales Okay.
Përshëndetje zyrtare. Nëse deri më tani ju keni përdorur vajzën bjonde (ose zeshkane) me dorën e vogël lart kur dëshironi të përshëndeteni bashkëbiseduesin tuaj në fillim apo në fund të bisedës, e dini se nuk është miratimi i origjinalit i aprovuar. Aktualisht ajo përfaqëson një grua të re gati për të dhënë informacion, si në çdo reception apo zyre informimi.